Arbëri

Lladoci i Podujevës bëhet me trotuar

Në fshatin Lladoc është duke u ndërtuar trotuari me kubëza në një gjatësi prej 1.5 km përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Për të përcjell nga afër punimet në ndërtimin e trotuarit, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan sot fshatin Lladoc,

Ai me këtë rast tha se ndërtimi i këtij trotuari me kubëza i shtohet projekteve të tjera në ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës, që janë duke u realizuar gjatë këtij viti.

Në fazën e ardhshme do të vazhdojë ndërtimi i trotuarit edhe në pjesën tjetër të rrugës së këtij fshati. Në periudhën e deritashme të këtij viti në Komunën e Podujevës janë ndërtuar mbi 18 km trotuare me kubëza.