Arbëri

Vetëvendosje akuzon kreun e Gjilanit për mospunë

Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje në Gjilan thotë se “kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri, si duket është zgjuar nga gjumi".

"Më 11 qershor me gjasë e kuptoi se ka 3 vite e gjysmë që është kryetar i një komune, dhe për çudi nuk ka bërë asgjë”, ka thënë VV në këtë komunikatë, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, "Haziri kur pa se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, ka filluar të kuptojë se për këto vite Gjilani nuk ka ndryshuar asgjë". 

"Në përpjekje e sipër për të folur e premtuar për punë të mëdha, Haziri", sipas kumtesës, "ka harruar se Gjilani të paktën meriton të jetë i pastër dhe mos t'a mbulojnë mbeturinat".