Arbëri

Zafir Berisha edhe zyrtarisht kandidat i Nismës për Prizrenin

Kur kanë mbetur edhe 2 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë t’i propozojnë kandidaturat e tyre me të cilat do të dalin me ofertë për qytetarët me 22 tetor.

Këtë po e bënë edhe Nisma për Kosovën ku tashmë ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të njërit prej qyteteve më të mëdha të Kosovës, atë të Prizrenit.

Deputeti i zgjedhur nga kjo parti, Zafir Berisha do t’i hyjë garës për të partin e Prizrenit. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Valdete Bajrami.

“Është bërë edhe më herët publik për Zafir Berishën deputetin aktual të NISMA-s dhe qytetarët kanë qenë të informuar më herët, sepse kjo është bërë nga kryetari i partisë Fatmir Limaj në fund të vitit e kaluar”, tha ajo.

Zafir Berisha ka qenë kandidat për Prizrenin edhe në zgjedhjet e kaluara, ku kishte marrë mbi 9 mijë vota. E deri më tani partitë tjera nuk kanë bërë publikë emrat e kandidatëve që do të jenë kundërkandidat të Zafir Berishës për Prizrenin.

Ndërkohë që zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor të këtij viti.