Arbëri

Operatori i vlerësuar “i papërgjegjshëm” nga OSHP-ja fiton sërish

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit pas rivlerësimit të lëndës sërish ka shpallur fitues tenderin e operatorit “Sinjalizimi+Zmas” për Lotin 2 të shenjëzimit vertikal, horizontal dhe vendosjes së barrierave në rrugët e Prizrenit.

Sipas njoftimit për kontratë të shpallur nga Komuna e Prizrenit tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët është ai i operatorit “Sinjalizimi+Zmas” në vlerën prej 358 mijë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse Organi Shqyrtues i Prokurimit në një vendim paraprak lidhur me këtë lëndë pat theksuar se ky operator është i papërgjegjshëm, megjithëkëtë zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë pohuar se kanë argumente për mbështetjen e vlerësimit të fundit.

“Tek procedurat e rivlerësimit pas kthimit të lëndës nga OSHP-ja, kthimi i lëndës në rivlerësim nuk paragjykon se kush do të jetë fituesi aty. Thjesht ata i paraqesin arsyet pse duhet të bëhet rivlerësimi... Nuk ndalohet që përsëri i njëjti operator të shpallet fitues, nëse autoriteti kontraktues mundet me arsyetua procesin e rivlerësimit me faktet e veta. I mbetet prapë OSHP-së me vlerësua se a janë të qëndrueshme këto argumente apo jo”, ka thënë shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.