Arbëri

Barnatorja kryesore në Pejë prej dy muajsh pa ilaçe esenciale

Barnatorja e Qendrës Kryesorë të Mjekësisë Familjare (QKMF) është para boshatisjes. Prej 2 muajsh nuk ka furnizim të rregullt të barnave nga lista esenciale.

Edhe ato barna që sillen nga Ministria e Shëndetësisë, siç thonë në këtë barnatore, nuk janë më tepër se 10 për qind e barnave që gjenden në listën esenciale. Me receta në dorë pacientët vetëm afrohen, shikojnë dhe pastaj largohen pa marrë një ilaç të vetëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Valla boll keq. Krejt vetë po duhet me i ble. A po e sheh edhe vetë se send s’ka në këtë barnatore të shtetit”, ankohet e moshuara Hajrie N. nga Peja dhe i drejtohet barnatores private që gjendet përballë objektit të QKMF-së.

Drejtori i QKMF-së, Hekuran Tigani, pranon se nuk ka mjaftueshëm barna nga lista esenciale.

“Qe dy muaj nuk ka furnizim të rregullt të barnave esenciale, material shpenzues për ambulanca, për çka ka mjaft edhe ankesa të pacientëve. Nuk ka furnizim të rregullt as me insulinë”, thotë Tigani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.