Arbëri

PDK-ja garon sërish me Naim Ismajlin për kreun e Shtimes

Descriptive Text

Nëpërmjet një njoftimi, Dega e PDK-së në Shtime ka bërë të ditur se e ka nominuar për mandatin e katërt në krye të Shtimes kryetarin aktual Naim Ismajli, shkruan sot Koha Ditore.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Shtime, në mbledhjen e mbajtur më datë 06 gusht 2017, ka marrë vendim që të propozojë Naim Ismajlin kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017”, thuhet në një njoftim të sektorit për informim të këtij subjekti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.