Arbëri

Peja cakton 21 shtatorin ditë të tolerancës fetare

ky shtator Komuna e Pejës do ta ketë një datë zyrtare për të promovuar tolerancën fetare çdo vit. Pikërisht, shkruan sot Koha Ditore.

Dita Ndërkombëtare e Paqes, 21 shtatori, është përzgjedhur nga prijësit e besimeve fetare në Pejë si ditë shënimi që përmes vlerave njerëzore dhe fetare të mbillet në shpirtin e njerëzve paqja, toleranca dhe respekti mes qytetarëve të kësaj komune, pavarësisht religjionit që e praktikojnë.

21 shtatori – Ditë e Tolerancës Fetare është aprovuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Pejës. Propozimi për shpalljen si ditë zyrtare në Komunën e Pejës të kësaj date ka lindur në takimin e fundit të prijësve të besimeve fetare në Pejë, atij mysliman, katolik, protestant dhe bektashi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.