Opozita e akuzon Komunën e Pejës për keqpërdorim, ajo i thotë të marrë shkollë si ruhet buxheti

Opozita e akuzon Komunën e Pejës për keqpërdorim, ajo i thotë të marrë shkollë si ruhet buxheti

13 gusht 2017 20:18

Për mirëmbajtjen e të gjitha objekteve komunale dhe sigurimin e tyre, së fundi Komuna e Pejës ka angazhuar kompaninë ‘Ambienti’.

Por, lidhja e kësaj kontrate, sipas zyrtarëve të opozitës në Pejë, është shkelje ligjore, pasi nuk janë respektuar procedurat.

Opozita thotë se nuk është hera e parë që kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, vepron në këtë formë. partitë opozitare kërkojnë hetime nga prokuroria për këtë lloj veprimi.

Ndërkaq, për vendimin e Komunës së Pejës për dhënie të kontratës për ‘mirëmbajtjen e të gjitha objekteve komunale dhe sigurimin e tyre’, ka reaguar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Përmes një vendimi të OSHP-së, ka kërkuar anulimin e këtij vendimi dhe kthimin e lëndës në ri-tenderim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme