Arbëri

Drenori do që Terdeci të bllokojë asfaltimin nëse nuk përmirësohen 3 gabime

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit dhe për deputet të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Xhavit Drenori, ka “inspektuar” punimet në një rrugë në Terdec, për të gjetur se atje po kryhen punime jocilësore.

Atje thotë të ketë shkuar bashkë me një pjesë të ekipit të tij, pas shqetësimit të banorëve të lagjeve Haziraj dhe Tahiraj në Terdec, siç ka thënë, se rruga po ndërtohet jashtë paramasave.

“Shqetësimi i parë ishte se rruga nuk është ngjeshur dhe nëse veç shtrohet asfalti nesër siç ishin informuar banorët nga Operatori ekonomik, nuk do shkojnë disa muaj dhe ajo do të dëmtohet/qahet. Kërkohet urgjentisht nga komisioni mbikëqyrës komunal që strikt të bëjë matjet e ngjeshjes”, ka shkruar Drenori, përcjell Koha.net.

“Shqetësimi i dytë ishte mos rregullimi në mënyrë cilësore i pusetave/shaktave të kanalizimit. Pamë nga afër punën jo cilësore dhe mbylljen e disa prej pusetave për shkak të pamundësisë gjatë punimeve. Kërkohet urgjentisht pastrimi i pusetave dhe rregullimi cilësor i rrathëve!”, ka thënë ai.

“Shqetësimi i tretë ishte mos largimi i disa shtyllave elektrike të cilat pengojnë rrugën. Kërkohet urgjentisht largimi i shtyllave para se rruga të asfaltohet”, ka thënë Drenori teksa ka garantuar se këto shqetësime do t’i bartin nesër tek organet kompetente.

“Nëse nuk ndërmerren masat e nevojshme, do i kërkojmë këshillit të fshatit që të bllokojë punimet”.

{gallery}