Arbëri

“Poshtë komunist”, grafitet që mbuluan ndërtesën e Komunës në Podujevë

“Poshtë Komunist”, është shkruar në muret e objektit të administratës komunale në Podujevë, megjithatë ajo është mbuluar me ngjyrë.

Komuna e Podujevës, sot përmes një komunikate për media ka dënuar këtë akt, duke thënë se është bërë gjatë natës nga persona të panjohur.

Autorët mbeten ende të panjohur edhe për policinë, madje edhe grafiti “Poshtë Komunist”, nuk dihet se kujt i është drejtuar.

“Duke i vlerësuar të ulëta dhe primitive aktet e tilla, Komuna e Podujevës vlerëson se pavarësisht kush mund të jenë autorët dhe porositësit e këtyre grafiteve, gara politike nuk bëhet me shkarravitje të mureve dhe grafite të ulëta e fyese, por në forma e mënyra demokratike në vendet e dedikuara për debate e prezantim të platformave dhe programeve politike”, thuhet në komunikatë.

{gallery}