Arbëri

Vetëvendosje kandidon Driton Çaushin për kryetar të Gjakovës

Descriptive Text

Burime të portalit Koha.net brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë me dije se deputeti Driton Çaushi do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Sipas këtij burimi, “kjo është vendosur në organet e partisë duke u bazuar në sondazhet me opinionin e Komunave si dhe në faktin se Çaushi është deputeti më i votuar nga Komuna e Gjakovës e kësaj Legjislature”.

Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, që këtë pozitë e kishte marrë si pjesë e partisë së Behgjet Pacollit ka thënë se do ta mbajë postin e deputetes dhe nuk do të garojë për një mandat të dytë në krye të Gjakovës.

LDK dhe PDK ende nuk kanë bërë publike kandidaturat, por AAK-ja sipas të gjitha gjasave do të garojë me Ardian Gjinin.