Arbëri

Gjakova nderon heronjtë

Descriptive Text

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit Elton Zherka dhe Përmet Vula, një delegacion nga komuna e Gjakovës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.

Pjesë e delegacionit ishte nënkryetari i komunës, Armend Vokshi, drejtorë dhe përfaqësues komunal.

Me këtë rast, është vlerësuar lart guximi, trimëria dhe gatishmëria që kanë treguar këta heronj në rrugëtimin e gjatë për liri.

Vitin e kaluar komuna e Gjakovës ka nderuar me çmimin “Gjakovari i Ndritur” këta dy heronj.