Arbëri

Pemëtarët dukagjinas kërkojnë kompensimet për dëmet nga moti

Plantacioni i fermerit Mustafë Gashi në fshatin Broliq të Pejës këto ditë vere i ngjan më shumë një parku me drurë sesa një pemishteje me mollë, shkruan sot Koha Ditore.

Atij nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm që të dalë e të sillet nëpër pemishten e tij si në park, me brengën se mund t’i rrezikohet edhe ekzistenca nga dëmet që i ka shkaktuar në plantacionin e tij acari në muajin prill.

Në drunjtë e mollëve të tij, në një hektar sipërfaqe, i kanë mbetur vetëm gjethet. Duke marrë parasysh dëmet e mëdha, ai një kohë ka shpresuar që shteti do tregohej i mëshirshëm për t’ua zgjatur dorën e ndihmës me ndonjë euro kompensim. Mirëpo, ndërkohë ai këtë shpresë e ka humbur, pasi prej muajit prill më askush nuk e ka pyetur se si i ka punët.

(gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.