Arbëri

Drejtori me kallashnikov thotë se publikimi i fotos ishte fushatë, Policia s’e gjeti lodrën

Fidan Ademi është baba i tre djemve dhe vazhdon të insistojë se në fotografinë me kallashnikov në dorë, mbante një lodër të fëmijëve të tij.

Por, policia nuk e gjeti as atë lodër gjatë bastisjes.

Ai thotë se fotografia po i përdoret për fushatë, sepse thjesht bëri shaka me shokët.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Mitrovicës, thotë se është kundër armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa, për PDK-në mendon se po i manipulon qytetarët.

Ademit i është kundërpërgjigjur dega e PDK-së në Mitrovicë, duke thënë se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga udhëheqësit e Komunës, nëse do të merret ndonjë masë ndaj Ademit, por nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Policia pavarësisht se nuk i ka gjetur armë Ademit në shtëpi, ka iniciuar rast ndaj tij për "Mbajtje në pronësi, kontroll ose shfrytëzim te paautorizuar të armëve".

Nuk është hera e parë që policia, bazuar në rrjetet sociale, inicion hetime për raste të armëmbajtjes pa leje.