Arbëri

MSH-ja nënshkruan memorandum me Komunën e Shtimes për ndërtimin e QKMF-së

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka nënshkruar mermorandum bashkëpunimi me Komunën e Shtimes për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Sipas njoftimit të Ministrisë vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga MSH-ja.

“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimi i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Afati i realizimit të projektit sipas memorandumit është viti 2025.