Banorët e Ferizajt prej dy vjetësh presin asfaltimin e rrugicës

Banorët e Ferizajt prej dy vjetësh presin asfaltimin e rrugicës

15 shkurt 2017 11:38

Komuna e Ferizajt, derisa në shumicën e fshatrave dhe të lagjeve të qytetit ka asfaltuar dhjetëra rrugë e rrugica, një fat të tillë nuk e kenë pasur banorët e lagjes “Njazi Bajraktari” prej më shumë se 2 vjetësh.

Kjo rrugë gjendet rreth 100 metra larg qendrës së qytetit në të cilën frekuentojnë mijëra qytetarë, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas banorëve, kjo rrugë është e gjatë prej rreth gjysmë kilometri, ndaj ka një rëndësi mjaft të madhe derisa lidhet me rrugën kryesore të qytetit dhe me rrugën “Naim Beka”.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë janë arsyetuar se gjatë vitit të kaluar në këtë lagje kanë ndërtuar gypin kryesor të ujësjellësit, ndërkohë duhet ta ndërrojnë edhe gypin e kanalizimit e pastaj të bëhet asfaltimi i rrugës.

“Në fund të vitit të kaluar nuk kemi mundur ta ndërrojmë edhe gypin e kanalizimit për shkak të motit të lig, sepse banorët po përballen me këtë problem. Mirëpo që në fillim të pranverës së pari do të investohet në kanalizim e pastaj do ta asfaltojmë edhe rrugën me buxhet vetjak të Komunës në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit”, është zotuar Gafurr Ilazi, drejtor i Infrastrukturës i Ferizajt.

Ai ka shpjeguar se sivjet kanë hartuar dhjetëra projekte për asfaltim rrugicash nën gjatësinë 500 metra, të cilat janë futur në një projekt të përbashkët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme