Arbëri

Kontesti pronësor zvarrit prej 7 vjetësh krijimin e Zonës industriale

Hapja e një zone industriale në fshatin Livadicë të Podujevës ka mbetur vetëm një premtim fushate. Edhe pse vendimi i Kuvendit Komunal për caktimin e lokacionit ekziston që prej vitit 2010, deri tashti Zona industriale nuk është askund.

Një muaj pas miratimit në Kuvend të atij vendimi në vitin 2010, Komuna e Podujevës kishte kërkuar nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të mos e privatizonte këtë pjesë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që, edhe pse kjo tokë nuk është privatizuar, Zona industriale nuk është hapur. Toka prej 37 hektarësh që e ndan rruga Podujevë-Livadicë (rruga prej Brecalive), i takon ish-kooperativës bujqësore “Përparimi”, ndërsa shfrytëzohet nga një person fizik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.