Hiqen disa prej tabelave me emërtimet e reja të rrugëve në Podujevë

Hiqen disa prej tabelave me emërtimet e reja të rrugëve në Podujevë

15 shkurt 2017 11:14

Tabela e rrugës që mbante emrin e Ramadan Salihut, prindit të drejtorit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, është mbuluar me ngjyrë e më vonë edhe është hequr krejt nga shtylla. Kjo rrugë më parë quhej “Rruga e Xhamisë”.

Ndryshimi është bërë në vitin 2015, kur janë miratuar në Kuvendin Komunal propozimet e Komisionit që ishte ngritur për këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”. Tabelat me emërtimet e reja kanë filluar të vendosen në vitin e kaluar, projekt ky që është duke u financuar nga Komisioni Evropian.

Drejtori Durim Salihu nuk ka folur për natyrën e ankesave të qytetarëve. Sipas tij, projekti për vendosjen e emrave të rrugëve është në rrugë të mirë që të realizohet në afatin e përcaktuar kohor nga niveli qendror.

“Janë disa kërkesa në numër shumë të vogël nga disa qytetarë të cilët kanë propozime të reja për emërtimin e rrugëve, tashmë të emërtuara dhe të miratuara nga Kuvendi i Komunës”, ka thënë ai nëpërmjet Zyrës për informim.

E rruga “Ramadan Salihu” nuk është e vetmja që banorët kanë mospajtime. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Podujevës, Mehmet Gashi, ka thënë në mbledhjen e fundit se atij në zyrë i kanë shkuar 50 ankesa për emërtimet e reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme