Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy shkolla në Gjakovë në programin e masave të Energjisë Efeciente

Komuna e Gjakovës ka fituar një donacion nga ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, për renovimin e objekteve të dy shkollave fillore, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net .

Bëhet fjalë për shkollën Fillore “Gjergj Fishta” në Bishtazhin, në të cilën do të investohen 36, 445 Euro për instalimin e ngrohjes qendrore si dhe për shkollën “Fan Noli” në Dujakë, për të cilën do të investohen 69,417.50 Euro në renovimin e kulmit, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe instalimin e ngrohjes qendrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky investim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik po bëhet në kuadër të programit për zbatimin masave ne Energjinë Efeçiente.