Arbëri

Vitia pa projekt për kontrollet shëndetësore të nxënësve

Qeverisja lokale e Vitisë deri tashti nuk ka bërë një projekt për kontrollimin e shëndetit të nxënësve të shkollave fillore, kurse Komuna fqinje e Gjilanit për çdo vit alokon mjete financiare dhe kryen kontrollet shëndetësore të 4 mijë nxënësve që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Kjo komunë gjetjet e kontrolleve shëndetësore për çdo vit i prezanton edhe në Kuvendin Komunal ku në hollësi përshkruan çrregullimet dhe sëmundjet e nxënësve, siç janë rastet e prekjes së nxënësve me pedikulozën, problemet me hundë, problemet e deformimit të boshtit kurrizor, problemet me zemrën për të cilat raste janë dhenë edhe rekomandime për marrjen e masave për përmirësimin e shëndetit të nxënësve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo Drejtoria e Shëndetësisë e Vitisë pretendon se gjendja shëndetësore e nxënësve të shkollave fillore në këtë komunë është e kënaqshme.

Basri Aliu, drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë deklaron se kanë bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) bëjnë kontrolle në disa shkolla dhe se parametrat shëndetësorë të nxënësve janë të kënaqshëm dhe se për këtë çështje nuk kanë publikuar asnjë raport në faqen zyrtare të Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.