Shfuqizohet projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Prizren

Shfuqizohet projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Prizren

15 shkurt 2017 09:31

Zbatuesit e një programi mbështetës për ujë dhe kanalizim për zonat rurale, që financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe nga Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar autoritetet komunale të Prizrenit se kanë tërhequr projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Llokvicë.

Sipas tyre, një vendim i tillë është marrë shkaku i kundërshtimit të banorëve të fshatit për lokacionin e ndërtimit të impiantit.

Udhëheqësi i ekipit të fazës V të Programit për ujë dhe kanalizim për zonat rurale, Alan Brown, me një letër dërguar në adresë të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka njoftuar tërheqjen nga zbatimi i këtij projekti.

“Mendojmë se është e papërshtatshme që të vazhdojmë këtë projekt, pasi ka të ngjarë se do të ketë mosmarrëveshje me banorët lokalë kur të nisë zbatimi, e që mund ta rrezikojë përfundimin e projektit, i cili mund të pësojë kosto të konsiderueshme. Prandaj ne e kemi tërhequr këtë projekt nga faza aktuale e programit”, ka shkruar Brown. Paraprakisht ka bërë të ditur se pas takimit me kryetarin dhe shumë përpjekjeve nga drejtori i KRU “Hidrorajoni jugor” së bashku me drejtorin komunal të Shërbimeve Publike është bërë e qartë se “banorët e fshatit Llokvicë nuk duan të pranojnë përmirësimin e grumbullimit të ujërave të zeza dhe sistemin e trajtimit, i cili potencialisht do t’i përmirësonte kushtet shëndetësore në këtë fshat” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme