Implementimi i planit të mobilitetit, peng i buxhetit në komunën e Kamenicës

Implementimi i planit të mobilitetit, peng i buxhetit në komunën e Kamenicës

28 korrik 2017 12:30

Komuna e Kamenicës, përballet me telashe në fushën e komunikacionit, shkaku i mungesës së fondeve. Ndaj implementimi i planit të mobilitetit për periudhën n 2016-2020 mbetet peng i buxhetit.

Ndërsa me të parashihen të realizohen 13 projekte, të cilat do të kontribuonin në rregullimin e udhëkryqeve, krijimin e shtigjeve për çiklistë, rritjen e sigurisë afër shkollave, qasjen në infrastrukturë për personave me nevoja të veçanta etj. për shtim të sigurisë. Sipas zyrtarëve komunalë implementimi i planit të mobilitetit ec ngadalë, ngase kërkohen 364 mijë, kurse vetëm për mirëmbajtjen e fushës së mobilitetit nevojiten 78 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Fatmir Matoshi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës, ka deklaruar se janë në kërkim të fondeve për implementimin e planit, i cili do të ndikonte që kjo komunë ta rriste sigurinë e qytetarëve, por edhe përmirësimin e infrastrukturës.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme