Komuna e Kamenicës, përballet me telashe në fushën e komunikacionit, shkaku i mungesës së fondeve. Ndaj implementimi i planit të mobilitetit për periudhën n 2016-2020 mbetet peng i buxhetit.
Ndërsa me të parashihen të realizohen 13 projekte, të cilat do të kontribuonin në rregullimin e udhëkryqeve, krijimin e shtigjeve për çiklistë, rritjen e sigurisë afër shkollave, qasjen në infrastrukturë për personave me nevoja të veçanta etj. për shtim të sigurisë. Sipas zyrtarëve komunalë implementimi i planit të mobilitetit ec ngadalë, ngase kërkohen 364 mijë, kurse vetëm për mirëmbajtjen e fushës së mobilitetit nevojiten 78 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFatmir Matoshi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës, ka deklaruar se janë në kërkim të fondeve për implementimin e planit, i cili do të ndikonte që kjo komunë ta rriste sigurinë e qytetarëve, por edhe përmirësimin e infrastrukturës.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.