USAID-i mbështet kultivimin e bimëve mjekuese dhe  aromatike në Malishevë

USAID-i mbështet kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike në Malishevë

27 korrik 2017 12:30

Është bërë promovimi i kultivimit të bimëve mjekuese dhe aromatike, në fshatin Tërpezë të Komunës së Malishevës përkatësisht në ambiente të kompanisë “Agro Shqiponja” të mërkurën. Këtë projekt e mbështet edhe USAID-i, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim në këtë ceremoni ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përgjegjësi i USAID-it për bujqësi, Mike de la Rosa, drejtori komunal i Bujqësisë, Murat Hoxha dhe kultivues të këtyre bimëve nga Malisheva dhe komunat përreth, që bashkëpunojnë më këtë kompani të kultivimit dhe grumbullit të bimëve mjekuese dhe aromatike.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi ka vënë në pah rëndësinë e marrjes me bujqësi, ka deklaruar se “ne mund ta mbajmë vetveten përmes punës, sidomos në bujqësi dhe shembulli më i mirë është kompania “Agro Shqiponja”.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme