Arbëri

Sulmohet me koktej molotovi shkolla multietnike e Rubofcit të Lipjanit

Është sulmuar me koktej molotovi shkolla multietnike “Braça Aksiq” në fshatin Rubovc të Lipjanit, të matën në orët e hershme të mëngjesit. Mirëpo falë intervenimit të shpejtë të banorëve dhe zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar pas disa dëmeve materiale.

Organet e hetuesisë dhe të drejtësisë vazhdojnë të merren me rastin. Ndërkohë ende nuk dihen motivet për një sulm të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë objekt shkollor mësojnë 123 nxënës të komunitetit shqiptar dhe rreth 20 nxënës të atij serb, ndërkaq sipas banorëve deri tashti asnjëherë nuk është shënuar ndonjë incident, apo ndonjë mosmarrëveshje midis nxënësve apo stafit të shkollës.

Këtë sulm e kanë dënuar banorët e këtij fshati, por edhe zyrtarët komunalë të Lipjanit, të cilët kanë kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e rastit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.