Arbëri

Në Letnicë nis rregullimi rrugës fushore

Qeverisja lokale në kuadër të projektit për rregullimin e rrugëve fushore ka nisur edhe me punimet për hapjen dhe rregullimin e rrugës në fshatin Letnicë, e cila do të shërbejë si rrugë alternative për banorët e kësaj zone.

Realizimin e projektit të rrugës do t’i paraprijë edhe projekti i ujësjellësit në Letnicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti i rrugëve fushore për vitin 2017-2018 parasheh rregullimin e 30 rrugëve si në Vërban, Sllatinë të Epër, Sllatinë të Poshtme, Radivojc-Zhiti, Skifteraj, Tërpezë-Rruga e Varrezave, Kabash-Smirë, Lubishtë-Buzovik, Podgorc-Ramnishtë, Mjak, Remnik, Tërstenik etj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.