Komunarët e Graçanicës kanë subvencionuar më shumë se një herë të njëjtët përfitues brenda vitit. Ata kanë paguar edhe transportin e studentëve me mjete nga subvencionet, që nuk bën pjesë në këtë kategori buxhetore.
Nuk dihet nëse për këtë kanë zhvilluar ndonjë procedurë për përzgjedhjen e kryerësit të këtij shërbimi dhe as nëse çmimi që është paguar është në përputhje me çmimin e tregut, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këto të gjetura të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) nuk janë përgjigjur komunarët e Graçanicës.
“Komuna ka paguar transportin e studentëve për territorin e Komunës në vlerë 5.500€. Në raport vërejtëm që përveç territorit të Komunës së Graçanicës, janë transportuar studentë edhe jashtë territorit të Komunës (në Mitrovicë). Pagesa është kryer duke u bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit me OJQ-në “Comunication for Social Developement”, mirëpo nuk është vërejtur ndonjë procedurë në përzgjedhjen e kryerësit të shërbimit dhe nuk dihet nëse çmimi i paguar është sipas çmimit të tregut”, thuhet në raportin e ZKA-së për Komunën e Graçanicës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
25 korrik 2017 11:21
-
Shpërndaje në: