Arbëri

Ujësjellësi rajonal i Ferizajt nis reduktimet e ujit, shkaku i keqpërdorimit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”, në Ferizaj, gjatë periudhës së fundit po përballet me humbje mjaft të mëdha të ujit të pijshëm, derisa ai po keqpërdorët nga disa konsumatorë në qytet dhe në viset rurale.

Shkaku i kësaj menaxhmenti i kësaj kompanie ka angazhuar disa inspektorë për identifikimin e rasteve të tilla, në mënyrë që të ngrihen padi ndaj keqpërdoruesve të ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë kjo ka rezultuar me dhjetëra raste të tilla, mirëpo drejtuesit e kësaj kompanie kanë kërkuar nga qytetarët një bashkëpunim më të mirë për parandalimin e keqpërdorimit të ujit dhe njëkohësisht të vetëdijesohen rreth kësaj çështjeje.

Nazif Asllani kryetar i KRU “Bifurkacioni” në Ferizaj ka deklaruar se derisa temperaturat vazhdimisht po shënojnë rritje, nga ana tjetër është rritur niveli i keqpërdorimit të ujit të pijshëm nga një pjesë e konsumatorëve të cilët atë po e përdorin për larje të veturave, pastrimin e rrugëve pranë lokaleve, ujitjen e kopshteve etj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.