Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani hap dyert për komunikim me bashkatdhetarët

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit kohët e fundit i ka hapur dyert për takime me bashkatdhetarë për të bashkëbiseduar rreth ideve të ndryshme për projekte të caktuara të cilat mund të realizohen në të ardhmen e afërt.

Rreth kësaj çështjeje, Komuna ka publikuar edhe një njoftim në mënyrë që bashkatdhetarët ndërkohë të mundë ta takojnë kryetarin për t’u njoftuar për së afërmi me projektet e realizuara dhe ato të cilat janë në proces të realizimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me dëshirën dhe urimet më të përzemërta për qëndrimin tuaj në Komunën e Lipjanit, me vullnetin për të krijuar mundësinë e komunikimit të përbashkët për të pranuar sugjerimet, komentet dhe idetë e përbashkëta për Lipjanin tonë më të zhvilluar, kryetari Ahmeti dëshiron të ndajë një pjesë të kohës me ju”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e Komunës.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në fund të javës së kaluar ka pritur në një takim dhjetëra bashkatdhetarë të cilët po qëndrojnë në Kosovë për pushime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.