Arbëri

Gjermania ndalon namazin në një gjimnaz

Në qytetin gjerman në Wupertal një gjimnaz u ka ndaluar nxënësve myslimanë lutjet në shkollë. Ky nuk është rasti i parë që ky qytet, njëri ndër më të varfrit në Gjermani që u përball me sfidën e qëndrimit ndaj qytetarëve të besimit islam.

Shumë nxënës të gjimnazit “Johannes Rau” në fakt nëpër tualetet e shkollës kanë marrë abdes, janë falur në hapësirat e shkollës, duke iu lutur Allahut, çka e ka detyruar drejtorinë e shkollës që të ndalojë “lutjet provokative”, transmetojnë mediat gjermane.

E gjithë ngjarja ka përfshirë edhe autoritetet e rrethit në Duseldorf duke iu dhënë mbështetje organeve të shkollës dhe duke tentuar ta ndalojë “përshtypjet e gabuara”.