“Nënë Tereza” në xhami Foto: Koha

“Nënë Tereza” në xhami

23 korrik 2017 07:30

Hoxha e mjeku i mirëpresin xhematin e pacientët në objektin e xhamisë së Remnikut të Vitisë.

Imami u mban të premteve xhematit ligjërata për përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe materiale, shkruan sot “Koha Ditore”. Poshtë saj, në dhomat e katit përdhes, mjeku dhe infermieri i kontrollojnë të hënave dhe të premteve remnikasit me probleme shëndetësore.

Kështu ishte vendosur ende pa iu vënë gur themeli në mes të viteve nëntëdhjetë. Madje nismëtarët për ndërtimin e xhamisë ua kishin mbushur mendjen fshatarëve që ambulanca të hapej poshtë para se sipër saj të përfundonin punimet për ndërtimin e objektit të lutjes për besimtarët myslimanë.

Dhe më 1996, në ballin e betontë sipër derës së hyrjes do të vendosej tabela me emrin e ambulancës së shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme