Arbëri

Këshilltari i VV-së e cilëson skandaloz vendimin e Kuvendit për ekskursionet

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, në saje të votës së dyfishtë të kryesuesit, Aziz Thaçi, në seancën e fundit plenare kanë miratuar vendimin për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme jashtë vendit, përjashtuar vizitat studimore apo ato me karakter edukativo-arsimor, shkruan sot Koha Ditore.

Por ky vendim i organit më të lartë lokal është cilësuar si skandaloz nga këshilltari i lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i cili ka vlerësuar se nxënësve u mohohet vizita në Shqipëri për shkak se institucionet përgjegjëse kanë dështuar në menaxhimin e këtij procesi.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.