Arbëri

Katër komuna të rajonit të Prishtinës me borxhe milionëshe

Milionëshe janë shifrat e të hyrave vetjake dhe të detyrimeve ndaj të tjerëve që kanë 4 komunat e rajonit të Prishtinës. Qeveritë komunale të Podujevës, Fushë-Kosovës, Obiliqit e Graçanicës, nuk duket se kanë ndonjë plan se si t’i arkëtojnë mjetet që të tjerët ua kanë borxh atyre, po as borxhet që i kanë komunat ndaj furnitorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportet e saj vjetore flet për rritje të këtyre borxheve.

Zyrtarët e së njëjtës, tërheqin vërejtjen se menaxhimi i dobët i kontratave rrit rrezikun që shumat të grumbullohen vazhdimisht dhe arkëtimi i mjeteve nga komunat dhe shlyerja e detyrimeve nga këto të fundit të bëhet edhe më problem në të ardhmen.

(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.