Arbëri

Gratë kërkojnë trajtim në harmoni me Ligjin e barazisë gjinore

Descriptive Text

Komunat:Pejë, Istog, Deçan dhe Junik, kanë nisur rishikimin e ndryshimit të rregulloreve për barazinë gjinore, shkruan sot Koha Ditore.

Pas takimeve të ndryshme kanë dalë kërkesat që të këtë harmonizim më LBGJ-në. Është konstatuar se në tekstet e rregulloreve komunale përdoret terminologji neutrale nga aspekti gjinor, ose terminologji që nuk përputhen me kërkesat e LBGJ-së.

Në veçanti LBGJ-ja, kërkon që të gjitha ligjet dhe legjislacioni të përfshijnë perspektivën gjinore në çdo fazë të procesit, të planifikimit, miratimit, zbatimit, përcjelljes dhe vlerësimit, të politikave ose programeve dhe buxheteve në të gjitha fushat, duke pasur parasysh promovimin dhe avancimin e mundësive të barabarta.

Synim i këtij projekti ka qenë edhe avancimi dhe ngritja e kapacitetit të grave në këtë rajon për të ndryshuar situatën.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.