Arbëri

Banorët e Shtrubullovës s’duan që rruga që mban emrin e dëshmorit nga ky fshat të marrë emrin e një dëshmori tjetër

Descriptive Text

Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, nesër do të protestojnë kundër emërtimit që i është vendosur rrugës kryesore të fshatit. Ata duan që rruga ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit.

Banorët e Shtrubullovës kanë bërë të ditur për Ksp se duan që rruga ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit Agron Mehmeti, ndërsa Komisioni komunal për emërtime, ka vendosur që kjo rrugë ta mbajë emrin e dëshmorit Sokol Elshani, që është i një fshati tjetër.

Ata nuk kanë asgjë kundër dëshmorit Sokol Elashani, por thonë se kanë dëshmorin e fshatit të tyre.

Protesta do të mbahet te rrethi i Drenasit, që është në udhëkryqin Drenas - Shtrubullovë.