Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Lepenc

Banorët e fshatit Brod dhe subjekti opozitar Lëvizja Vetëvendosje, dega në Shtërpcë, kanë kritikuar autoritetet komunale dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mosshqyrtim të kërkesave për parandalimin e punimeve të hidrocentraleve mbi lumin Lepenc.

Sipas banorëve uji i lumit Lepec është i vetmi burim për ujitjen e parcelave bujqësore, ndërkohë që institucionet lokale dhe ato qendrore tashmë e kanë devijuar projektin, duke e futur gjithë lumin në tuba betoni, në mënyrë që banorët të mos kenë qasje në rrjedhën e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët janë ankuar se Komuna e Shtërpcës duke mos mbajtur asnjë debat me banorët e fshatrave: Brod, Firajë etj, në vitin 2010 kishte vendosur në mënyrë arbitrare dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi shtratin e lumit Lepenc, ndërkohë që gjatë 2 vjetëve të fundit kanë nisur ndërtimet e hidrocentraleve dhe askush nga institucionet e Komunës nuk po reagon se si është devijuar projekti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.