Arbëri

Inspektorati i MMPH padit Fabrikën e Vajit në Podujevë për ndotje

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritur padi ndaj fabrikës për përpunimin e vajit “NoraTrading”, që gjendet në fshatin Lluga të Podujevës.

Shkak për këtë është ndotja që kjo fabrikë i ka bërë lumit (në Bellopojë), që vjen nga liqeni i Batllavës dhe bashkohet me lumin Llap në fshatin Lluzhan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët kanë thënë se ndotja e lumit nga derdhja e kemikateve është bërë në vazhdimësi nga “NoraTrading”, por Ministria ishte aktivizuar vetëm pasi kishte pranuar një videoincizim që tregonte ndotjen që po i bëhej këtij lumi.

Bajram Kadriu nga Zyra e informimit e MMPH-së, ka thënë se inspektorati i kësaj ministrie e ka inspektuar fabrikën në fjalë dhe nga pronari janë njoftuar se rrjedhja e ujërave të patrajtuara është bërë si pasojë e një aksidenti në impiantin për trajtimin e ujërave, në të cilin është intervenuar dhe problemi është sanuar.

“Me proces kemi urdhëruar pronarët e fabrikës të marrë masa që incidenti i tillë të mos përsëritet në të ardhmen”, ka thënë Bajram Kadriu. “Ndaj fabrikës në fjalë Inspektorati i MMPH-së, ka ngritur procedurë gjyqësore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.