Arbëri

Veliu priti përfaqësuesit e “Podujeva Academic Workshop Series”

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Podujeva Academic Workshop Series” të udhëhequr nga vullnetari i “Peace Corps”, Chester Eng.

Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e projektit “Podujeva Academic Workshop Series” e njoftuan Veliun me sesionet dhe punëtoritë që janë mbajtur në kuadër të këtij projekti, në të cilin janë përfshirë 26 nxënës nga Podujeva.

Trajnimi do të zgjasë dy muaj, ndërsa, gjatë sesioneve trajnuese për shkathtësitë akademike po ligjërojnë ekspertë dhe profesionistë të fushave.

Kryetari Veliu e përgëzoi vullnetarin e “Peace Corps” në komunën e Podujevës Chester Eng, dhe bashkë-organizatorët për punën që po bëjnë në përgatitjen e nxënësve llapjanë dhe shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje.

Gjithashtu, Veliu premtoi bashkëpunimin e komunës për organizimin e ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për ndjekësit e këtij trajnimi me rëndësi.

Ky projekt është organizuar me iniciativën e vullnetarit të “Peace Corps”, Chester Eng, ndërsa është realizuar nga një ekip i përbërë nga Laura Hasani, Adelina Hajdini, Malsore Jusufi dhe Makfire Shabani.

Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për vijuesit do të mbahet më 29 korrik 2017.