Arbëri

Bizneset e Pejës ankohen për punimet komunale në pikun e sezonit

Këto ditë Komuna e Pejës ka nisur ndërrimin e pllakave të dëmtuara në disa pjesë të korzos së qytetit.

Këto punime që janë duke u kryer nga operatori i kontraktuar për mirëmbajtje verore të rrugëve, nuk po i pëlqen aspak komunitetit të biznesit që operon në qendër të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pronarët e lokaleve në korzo konsiderojnë që këto punime është dashtë të kryhen në një periudhë tjetër, e jo tash në mes të sezonit veror.

“Kritikat tona janë për punimet që tash po bëhen në kohën më të keqe të mundshme për neve bizneseve në qendër të qytetit. Qendra është paralizuar krejt prej këtyre punimeve. Nuk ka qenë koha e as momenti të kryhen këto punime, të cilat po shkojnë shumë ngadalë”, ankohen pronarët e bizneseve në Pejë.

“Këto pllaka që tash po ndërrohen janë që dy-tri vjet të dëmtuara, por tash jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe po punohet thjesht me u pa kinse po punohet dhe me shpresë që të fitohet ndonjë votë më shumë”, thonë disa prej tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.