Arbëri

Evidentohen mbi 150 raste të uzurpimeve të pronës komunale

Autoritetet komunale të Gjilanit, kanë bërë të ditur se janë evidentuar 56 raste të uzurpimit të pronave komunale.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se në mandatin e tij prona komunale nuk është dhënë përmes partneriteteve të ndryshme duke bërë që të ruhet në masë të madhe prona publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne kemi listën e uzurpatorëve dhe janë 56 probleme të uzurpimit në Gjilan dhe nuk janë të matur me drone, por me vlerë kadastrale edhe ato ndërhyrje në vendosjen e pronës komunale janë ligjore. Po mundohemi ta ruajmë pronën publike, sepse Gjilani nuk ka shumë pronë publike. Asnjë koncensionim me pronën nuk e kemi bërë asnjë interes tjetër publiko-privat nuk e kemi dhënë të pronës komunale”, ka thënë Haziri

Ai ka deklaruar se qyteti i Gjilanit është duke u rindërtuar përmes projekteve të ndryshme, siç janë ndërtimet e rrugëve me katër korsi, rregullimi i infrastrukturës nëntokësore, si dhe rregullimi i rrugëve të vjetra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.