Banorët e Gremes kërkojnë riparimin e rrjetit të kanalizimit

Banorët e Gremes kërkojnë riparimin e rrjetit të kanalizimit

17 korrik 2017 11:59

Banorët e fshatit Greme të Komunës së Ferizajt vazhdojnë të përballen me defekte të shpeshta në rrjetin e kanalizimit, shkaku i bllokimit të gypave, shkruan sot Koha Ditore .

Sipas banorëve, gypat e kanalizimit nuk janë vendosur me dimensione të mëdha sipas standardeve në vitin 2012, ndërkohë ujërat e zeza po kalojnë mbi sipërfaqen e tokës duke e ndotur rrjedhën e lumit të fshatit dhe njëkohësisht parcelat bujqësore.

Në Komunën e Ferizajt kanë thënë se në të ardhmen e afërt do të intervenojnë për ndërrimin e gypit kryesor me gjatësi prej më shumë se 100 metrash.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme