Arbëri

Në Gjilan u hap Panairi Regjional i produkteve vendore

Descriptive Text

Në Gjilan është hapur sot panairi regjional i produkteve vendore, në të cilin kompanitë do të mund t’i ekspozojnë prodhimet e tyre për dy ditë me radhë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Hapjen e kësaj ngjarje e kanë bërë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer.

Udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer, ka deklaruar se është e kënaqur dhe e nderuar që kanë mund ta ndërtojnë një platformë të përbashkët.

“Shpresoj shumë që do të bëhet një trend që të gjithë t’i blejnë produktet lokale e regjionale që ju I prodhoni, të cilët kanë informata për mënyrën se si prodhohen”, tha Mooshofer.

“E falënderoj partnerin tonë strategjik, organizatën gjermane GIZ për mbështetjen. Familjet bujqësore në Gjilan, prodhuesit, kompanitë dhe brendet e mëdha, sot dhe nesër e kanë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, që ta informojnë opinionin dhe bashkatdhetarët me prodhimet e Gjilanit dhe të Anamoravës ”, ka thënë Haziri.