Arbëri

INPO: Komuna shpall jashtëligjshëm konkurs për 5 zyrtarë

Iniciativa për progres INPO, e cila monitoron punën e Komunës së Ferizajt nëpërmjet një komunikate shtypi ka shprehur shqetësime dhe ka publikuar se kjo komunë ka shpallur konkurs për pranimin e punonjësve për kryerje shërbimesh të veçanta për së paku pesë pozita në kundërshtim me Ligjin për shërbimin civil të Kosovës dhe akteve të tjera nënligjore.

Sipas INPO-s, pozitat e shpallura përmes këtij konkursi janë: dy zyrtarë të prokurimit, një zyrtar i personelit, një zyrtar financiar, një zyrtar administrativ dhe një inxhinier i komunikacionit, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.