Në Obiliq vihen në funksion EKG-ja dhe shërbimi emergjent 24-orësh

Në Obiliq vihen në funksion EKG-ja dhe shërbimi emergjent 24-orësh

10 korrik 2017 10:31

Komunarët e Obiliqit kanë arritur të funksionalizojnë shërbimin emergjent 24-orësh brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dhe, po ashtu, aparatin e EKG-së, të cilin më parë nuk kishte kush ta përdorte.

Drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, thotë se shërbimi emergjent 24-orësh ka arritur të shkarkojë punën në mjekësinë familjare, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Deri tash funksionimi është shumë mirë, shumë praktik, shumë funksional. Janë shkarkuar edhe shërbimet e tjera, në veçanti mjekësia familjare se merret tash me raste më kronike, me raste të sëmundjeve që përcillen kardiovaskulare, kronike, respiratore që i kemi shumë, duke përfshirë edhe sëmundje të tjera të lukthit e të veshkave”, ka thënë Haki Jashari... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme