Arbëri

Në Gjilan nis faza e dytë e dezinsktimit hapësinor - bletët të mbahen të mbyllura

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta fillojë të martën fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00-24-00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, “ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët”.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit e ka realizuar fazën e parë të dezinsektimit më 16 qershor për katër ditë me radhë.