Arbëri

“Burrat hekurosin”

Sot në Prizren u organizua performanca publike “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance FEMaktiv, grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit synon t'i sfidon rolet tradicionale gjinore.

Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave. Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të perceptohen si obligime që i takojnë vetëm grave.

Andaj nëpërmjet kësaj performance publike FEMaktiv synon ti sfidon rolet gjinore duke e dhënë mesazhin që punët e shtëpisë nuk janë obligime që i takojnë vetëm grave.

Punët e shtëpisë janë obligime që duhet të ndahen në mënyrë të barabartë në mes grave dhe burrave, pa dallim gjinie.

Arritja e barazisë gjinore në jetën private është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën politike dhe publike duke i dhënë fund stereotipeve gjinore.