Sot në Prizren u organizua performanca publike “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance FEMaktiv, grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit synon t'i sfidon rolet tradicionale gjinore.
Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave. Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të perceptohen si obligime që i takojnë vetëm grave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj nëpërmjet kësaj performance publike FEMaktiv synon ti sfidon rolet gjinore duke e dhënë mesazhin që punët e shtëpisë nuk janë obligime që i takojnë vetëm grave.
Punët e shtëpisë janë obligime që duhet të ndahen në mënyrë të barabartë në mes grave dhe burrave, pa dallim gjinie.
Arritja e barazisë gjinore në jetën private është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën politike dhe publike duke i dhënë fund stereotipeve gjinore.