Arbëri

Banorët e një objekti në Ferizaj tash e tri ditë kanë mbetur pa energji elektrike

Shkyçja e kabllos nga persona të paautorizuar ka lënë pa rrymë tash e tri ditë familjet e në një objekti banesor në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj.

Banorët theksojnë se dikush ua kishte dëmtuar kabllon dhe e kishte shkyçur këtë objekt me qëllim që lagjja e mos të mos ketë ngarkesa të mëdha të rrjetin e energjisë.

Pronari i ndërtesës, Ramadan Elezi, ka thënë se gjatë së mërkurës ka bërë edhe një herë kërkesë në KEDS për ta kyçur objektin.

“Problem kryesor është që KEDS-i e ka lidhur objektin në mënyrë të përkohshme në një shtyllë elektrike, ndërkohë dikush prej banorëve të lagjes ka dalë dhe e ka kyçur atë, pa pëlqimin e KEDS-it”, tha Elezi.

Sipas Elezit, KEDS-i kishte vendosur edhe kritere të tjera për objektin, të cilat ai thotë se i kanë plotësuar.

“Kam bërë kërkesë për kyçjen në trafo, nuk më kanë lejuar për shkak se kompania e re dëshiron që orët t’i vendosë në katin përdhes. Ajo është një kosto shumë e lartë për mua sepse unë i kam vendosur orët nëpër kate dhe të gjithë banorët paguajnë dhe janë të regjistruar”.

Banorët në këtë objekt nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje, por mbrapa kamerës kanë kërkuar nga pronari i ndërtesës të bëjnë një zgjidhje.

Në anën tjetër KEDS-i prej dy ditësh nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS lidhur me këtë çështje.