Arbëri

Gjilani tenton me donatorë ta rihapë qendrën e kujdesit ditor “Pema”

Gjilan, 8 korrik- Në mungesë të mjeteve financiare për rihapjen e qendrës së kujdesit ditor “Pema”, e cila ofron shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara, Komuna e Gjilanit është duke planifikuar organizimin e një mbrëmjeje humanitare me donatorët, në mënyrë që të mbledhë paratë dhe të financojë shërbimet për afro 100 fëmijë sa e frekuentojnë këtë qendër, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka miratuar një shumë prej 10 mijë eurove për subvencionimin e kësaj qendre, prapë kjo po del një shumë e pamjaftueshme që të rihapet pas 7 muajve. Liridona Zogaj, drejtoreshë e qendrave të kujdesit ditor “Pema”, ka thënë se atyre u duhen edhe një shumë e caktuar e mbështetjes financiare, në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e tyre dhe të ofrojnë shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.