Arbëri

Projekt ndërkufitar i turizmit rural në bjeshkët e Deçanit

Deçan, 8 korrik – Me një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian, për turizmin rural dhe për zhvillim ekonomik në zonat ndërkufitare Kosovë-Mali i Zi, po nxitet zhvillimi i turizmit rural edhe në pjesët malore të Komunës se Deçanit, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ky projekt në vlerë prej 529 mijë eurosh, pjesa kosovare ka përfituar 271 mijë euro. Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian është zhvilluar në partneritet me një agjenci për zhvillim nga Mali i Zi, me Komunën e Deçanit dhe me organizatën IADK, si zbatuese e këtij projekti.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.